
KRONIKË E DATËS 5 KORRIK 2018//// Top Channel në bashkëpunim me drejtorinë e zjarrëfikës së Tiranës simuluan ditën e enjte një situatë tërmeti. Me marrjen e thirrjes nga qytetarët, salla operative njofton në radio grupin e zjarrëfikëses, shoqëruar me zilen që lajmëron se ka rënë tërmet.

Një 60-vjeçar ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit pasi është goditur nga rrufeja sapo ka dalë nga një kafene në qendër të qyteti të Kuçovës.

Kush do ta mendonte se një mekanik do të merrej edhe me koleksionimin e pullave postare?! Edmond Shkreli gëzon një “pasuri” kulturore, gati një shekullore, trashëguar ndër vite edhe nga gjyshi i tij, po aq i apasionuar pas koleksionimit të pullave.

Jala njihet nga të gjithë si vendi ku festojnë kryesisht të rinjtë, por kjo nuk mban larg kësaj perle të bregdetit këngëtarë si Kozma Dushi dhe Liljana Kondakçi. Përveç si pjesëmarrës në një event artistik, ata ndaluan në emisionin “Pushime on Top” ku rrëfyen për karrierën, aktivitete e verës si edhe komentuan këngëtarët e rinj në krahasim me ata të plejadës së vjetër.

Plot 142 milionë euro, origjina e të cilëve është e papërcaktuar për arsye të ndryshme, kanë fluturuar jashtë Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti.

Tërmeti tronditi sërish Shqipërinë këtë pasdite. Lëkundja ishte e fortë, me magnitudë 5.1 e shkallës rihter. Epiqendra ishte 10 km në veri të Burrelit dhe me thellësi 23 km. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë dhe në zonat verilindore. Nuk raportohet për dëme, ndërsa termeti u ndje thuajse në të gjithe Ballkanin. Sizmiologet thonë se kjo ishte lëkundja e 932-të brenda 1 muaji

Pas Manchester United-Leicester, të luajtur mbrëmjen e të premtes, sot ishte radha e Tottenhamit që të startonte sezonin, në transfertën ndaj Newcastle-t.

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka dalë përkrahë Turqisë në konfliktin që po lind mes tyre dhe SHBA ditët e fundit.

Një vogëlush 6-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një mjet në qendër të Divjakës.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të vendit, si Tiranë, Shkodër, Lezhë, Bulqizë.