Skandal racizmi te Man. City, nën hetim një prej trajnerëve të moshave
Te Manchester City ka shpërthyer një skandal racizmi. Sipas tabloidit “Daily Mirror”, drejtuesit e klubit kampion të Anglisë kanë hapur hetime për një prej trajnerëve të skuadrave zinxhirë të “Citizens”, Dean Ramsdale, që akuzohet se ka përdorur terma diskriminuese për një prej futbollistëve.