
Ndërkohë që temperaturat e larta kishin pllakosur vendin prej ditësh, një rrebesh shiu befasoi të gjithë pasditen e sotme, në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

Mehreen Faruqi është bërë senatorja e parë në historinë e Australisë, duke zënë vendin e bashkëpartiakes së saj nga Partia e Gjelbër, Lee Rhiannon

Investitori dhe autori i “The Gloom, Boom & Doom Report”, Marc Faber, vlerëson se luftërat tregtare globale që SHBA ka nisur mund të jenë shkatërruese

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandar Lumezi, deklaroi se më parë në formë të shkruar nuk është informuar nga ana e Blakajt se ka marrë kërcënime lidhur me punën e tij, dhe se e vetmja shkresë zyrtare ka qenë dorëheqja e tij

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, bëri të ditur se vendi i tij do të realizojë investim direkt prej 15 miliardë dollarësh në Turqi

Lira turke ka dhënë efektet e para edhe në dobësimin e monedhës europiane në tregjet ndërkombëtare.

I mbajtën shpresat deri në fund, edhe pse nga mediat tragjedia e Xhenovas përcillej hap pas hapi, duke treguar për rritje të numrit të viktimave.

Qeveria gjermane miratoi të mërkurën një projektligj që legalizon një gjini të tretë në certifikatat e lindjes duke e shndërruar vendin në një pararendës në Europë në njohjen e personave ndërseksualë.

Një skelë ndërtimi është shembur në Rrugën "Ibrahim Rrugova" në Tiranë, prapa Akademisë së Arteve.

Marrëveshja për njohjen e patentave mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të lehtësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, por dhe atyre që udhëtojnë drejt vendit fqinj dhe anasjelltas.