Erjon Veliaj: Bajramin tjetër besimtarët do ta festojnë në xhaminë e ‘Namazgjasë’

Vitin tjetër Festa e Bajramit do t’i gjejë besimtarët myslimanë me një xhami të re. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, inspektuan punimet që po kryhen në Xhaminë e Namazgjasë, e cila është afër përfundimit. Kryebashkiaku e cilësoi ndërtimin e xhamisë si vepër të dobishme, jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe si një stoli për qytetin.