
Është rritur në 40 numri i të vdekurve nga tërmeti 6.7 ballë i cili të enjten e kaluar goditi ishullin Hokaido në veri të Japonisë

Rreth 650 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut në shtetin Odisha të Indisë

Të paktën 17 persona janë plagosur në sulmet e kryera nga regjimi i Bashar al Asadit dhe Rusia ndaj qyteteve Idlib në verperëndim dhe Hama në pjesën qendrore të Sirisë

Një person në Perth të Australisë perëndimore është akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, tri fëmijëve të mitur dhe gjyshes së tyre, brenda në një shtëpi.

Në total 35 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO janë dënuar me 8 vite e 9 muaj burg

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç rikujtoi se BE edhe më herët ka bërë thirrje që t'u jepet fund operacioneve ushtarake në Idlib

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka marrë vendimin për Mirela Fanën, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, pas ankimimit të Komisionerit Publik, i cili kërkoi që të rrëzohet vendimi i KPK-së për ndërprerje të procesit të vetting-ut për Fanën, e cila kishte dhënë dorëheqjen.

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar selinë e Korporatës Kombëtare të Naftës në Tripoli të Libisë, ku sipas dëshmitarëve dhe burimeve nga forcat e sigurisë janë dëgjuar shpërthime dhe shkëmbim zjarri.

Zona e Grudës, ndonëse vetëm 5 km larg qytetit të Shkodrës, nuk furnizohet me ujë të pijshëm prej 2 vjetësh.

Policia e Kavajës njoftoi se ditën e dielë, në orën 14:20, në fshatin Gjoc të Kavajës, në një kanal është gjetur një trup i pajetë. Mashkulli që mendohet se është 60-70 vjeç, nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.