Mjekët e familjes kërcënohen me vendin e punës për të mos dhënë barna në rimbursim që i përmban lista e barnave të rimbursueshme , por që janë të kushtueshme.

janë zbuluar rrugët se si hyjnë në vendin tonë mish i pakontrolluar, por me matrikullim të rremë. Fiks fare tregon mënyrën sesi viçat kontrabandë e të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia në Shqipëri. Këto viça futen në pikat e kalimit kufitar me dokumente false. Bëhet fjalë për një skandal në tregun e bagëtive.

Talebanët në Afganistanin e veriut kanë marrë një distrikt strategjik të rëndësishëm pranë kufirit me Turkmenistanin dhe kërcënuan një kryeqendër province, duke vrarë dhjetëra trupa afganë në një seri sulmesh.

Gjashtë gra të tjera kanë akuzuar për ngacmim seksual ish-drejtuesin e korporatës mediatike CBS, Les Moonves duke çuar në 13 numrin akuzueseve, për ngjarje që kanë ndodhur vite më parë.
Tre shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, një në Tiranë dhe 14 të tjerët janë prangosur në Itali. Operacioni i filluar që në 2016 dhe që u finalizua ditën e sotme nga Guardia di Finanza e Trentos u kodua "Alba Bianca".

Arrestohet një punonjës i burgut të Fushë Krujës, pasi tentoi që të fuste një celular në ambientet e burgut. Gardiani e kishte fshehur celularin në njërën këpucë dhe fishën e karikimit në këpucën tjetër.

Rediart Cankja, 41 vjeç, është arrestuar pasi iu gjetën 3 kilogramë heroinë në makinë. Cankja, shoqërohej nga një grua, dhe në momentin e arrestimit ishte në afërsi të Gjenevës. Cankja ka qenë aktiv edhe në politikën në Kosovë, dhe garon në Belgjikë

Përdorimi i urisë dhe shfarosjes si një armë lufte është bërë i zakonshëm. Save the Children, në një analizë të saj, tregon se më shumë se një gjysmë milioni të mitur në zonat e konfliktit mund të vdesin si pasojë e mosushqimit deri në fund të vitit, nëse nuk marrin trajtim, ose ndryshe një fëmijë në çdo minutë.

Nxehtësi ekstreme në Europë, Japoni e SHBA. Zjarre në pyje e shkrirje akujsh. 700 studiues francezë janë bërë bashkë në një hap të pazakontë, e u kanë drejtuar një apel udhëheqësve botërorë për kërcënimin e katastrofave nga ndryshimet klimatike.

Pas ndryshimit të Kodit Penal për të mitur, për herë të parë në Shqipëri do të ketë hapësira të posaçme për trajtimin e kësaj kategorie gjatë shoqërimit në komisariatet e policisë.