
Me këtë film bardh e zi, për herë të parë producentët turq xhirojnë një film në gjuhën origjinale shqipe dhe me artistë kosovarë në qytetet e Kosovës

Presidenti Thaçi me presidenten kroate ka bashkëbiseduar për thellimin e marrëdhënie bilaterale, rritjen e shkëmbimit tregtar si dhe mbështetjen për integrimet euroatlantike të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se politika e ndjekur prej tij në këto 5 vite, për ta rikthyer çështjen e Kosovës në tryezën e bisedimeve, ka pësuar disfatë. Këto komente, ai i bëri në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Përparimtare Serbe.

KFOR-i Turk me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor gjatë një javë ka shpërndarë pajisje shkollore për nxënësit e shkollave fillore të disa komunave të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në SHBA ku do t’i prijë delegacionit kosovar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York

Renata Alt është zëri më i fundit që konfirmon qëndrimin e përgjithshëm në Gjermani lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot për në ShBA, për një vizitë zyrtare në New York dhe Washington, ku do të zhvillojë kontakte me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kuvendi i Kosovës sot në seancën e jashtëzakonshme ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës

Që kur u artikulua për herë të parë në muajin gusht, ideja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë, ka shkaktuar reagime pafund, por secila palë, si Hashim Thaçi që preferon ta quajë “korrigjim kufiri, ashtu edhe Aleksandar Vuçiç që e sheh si “ përkufizim mes serbëve dhe shqiptarëve”, kanë krijuar një tymnajë të vërtetë rreth saj.

Çështja e kufirit po kthehet në mollë sherri mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.