SHBA drejt daljes nga pandemia, drejtoresha e CDC: Shifrat më të ulëta që nga fillimi i Covid-19

Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha të martën se Shtetet e Bashkuara duket se po shkojnë drejt daljes nga pandemia duke theksuar se në shtatë ditët e fundit, mesatarja e numrit të infeksioneve të reja dhe vdekjeve si pasojë e virusit, është më e ulta që prej fillimit të pandemisë.