
Tolerancë zero ndaj çdo subjekti abuzues me sigurinë ushqimore. Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve të vazhdueshme ndaj çdo subjekti tregtar, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend.

Ambasadori ynë në Kanada, Ermal Muça ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së Vankuverit, për shfrytëzimin e potencialeve të dy vendeve në sektorin e turizmit.

Fermerët e zonës kodrinore të Lushnjes, në Hysgjokaj e Ballagat, prej vitesh të ardhurat financiare për familjet e tyre i kanë siguruar përmes kultivimit dhe tregtimit të perimeve në serat diellore.

Lira turke arriti një tjetër rekord rënieje ditën e sotme, menjëherë pas deklaratës së presidentit Trump se do të rishikojë aksesin pa taksa të Turqisë në tregun amerikan, çka do të prekte 1.7 miliardë dollarë eksporte.

Për dekada të tëra, “tubacioni i Miqësisë” ka dërguar gaz nga Rusia në Evropë, duke ngrohur shtëpitë gjermane edhe në ditët më të errëta të Luftës së Ftohtë.

Mungesa e reshjeve të shiut dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit, që kanë mbërthyer rajonin e Kukësit, kanë bërë që niveli i ujërave në basenin e Hidrocentralit të Fierzës të ulet ndjeshëm.

Operatori i Shpërndarjes raportoi se humbjet e energjisë në rrjet u ulën me 3.2 për qind në gjysmën e parë të vitit, duke zbritur nën nivelin 26 për qind.

Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që nuk mat varfërinë, pasi prej vitesh nuk ka të përcaktuar një minimum jetik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon të intensifikojë kontrollet për të mbrojtur e garantuar sigurinë ushqimore edhe ndaj produkteve që futen kontrabandë me automjete private në sasi të dukshme për tregtim.

Kur Trojka përcaktonte fatet e Portugalisë, Kina bleu masivisht sipërmarrje portugeze. Tani ajo po tenton të blejë prodhuesin më të madh të energjisë në vend.