
Shkolla “Ruzhdije”, në Prizren do t’i nënshtrohet restaurimit, falë investimit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA.

Në 7-mujorin e parë të vitit 2018 janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja të cilat kanë hapur 38 mijë vende të reja pune.

Të pesë vendet që kanë dalje në Detin Kaspik, kanë arritur marrëveshjen për të miratuar një konventë mbi statusin e tij ligjor këtë të diel.

Eksport-importet me Turqinë, Rusinë dhe Italinë nga/drejt portit të Durrësit zënë më shumë se gjysmën e volumit të mallrave të përpunuara në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Numri i pasagjerëve të shoqërisë ajrore turke (Turkish Airlines-THY) për periudhën janar-korrik të këtij viti është rritur me 15,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 43,2 milionë pasagjerë.

Deri në fillim të korrikut, mbi 8600 turistë kinezë kanë vizituar Shqipërinë, ose 48 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se do të jepet kundërpërgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat zbatojnë sanksione ndaj 2 ministrave turq.

Marrëveshja e Ministrisë së Bujqësisë me USAID-in siguron 3.8 milionë euro për sektorin e bujqësisë në Kosovë.

Në muajin qershor, Kina nënshkroi një marrëveshje për të blerë më shumë produkte shqiptare.

Një tjetër lajm pozitiv vjen nga fusha e aviacionit, ku në muajin qershor është regjistruar rritje e pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.