
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ka dhënë efekte të menjëhershëm në Shqipëri. Çmimet e karburanteve në vend janë shtrenjtuar më së paku 5 lekë për litër në vetëm dy dite. Mesatarisht nafta në kryeqytet tregtohet me 183 lekë, ndërsa benzina me 184 lekë. Shtrenjtimi më i dukshëm ka qenë tek gazi i lëngshëm, i cili është rritur më së paku 10 lekë për litër.

Themeluesi i gjigandit kinez të tregtisë online "Alibaba", Jack Ma, thotë se në rast nuk gjendet një zgjidhje lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës mund të dëmtojë secilin

"Stabiliteti politik prodhon edhe zhvillim ekonomik, prandaj edhe ne po punojmë për arritjen e një marrëveshjeje ndërshtetërore që stabilizon tërë rajonin tonë", tha presidenti Thaçi

Sipas të dhënave të Eurostat, zyrës evropiane të statistikave, të publikuara me rastin e Ditës Botërore të kafesë, vitin e kaluar në BE janë importuar rreth tre milionë tonë kafe, që ka kapur vlerë totale prej 8,7 miliardë eurosh

Një bankë dhe tre punonjëse të saj në Tiranë janë akuzuar për mashtrim ndaj një personi në shumën e 820 milionë lekëve. Sipas Prokurorisë skemë e mashtrimit janë tre punonjëse të bankës, të cilat i kanë shkaktuar një biznesmeni dëmin me paratë që depozitoi dhe nuk i mori më pas.

Pas diskutimeve intensive të minutës së fundit përpara skadimit të afatit në mesnatë, zyrtarët amerikane dhe ata kanadeze njoftuan arritjen e një marrëveshjeje të re tregtare që mundëson një pakt të modifikuar trepalësh me Meksikën.

Ekspertët besojnë ne tensionet politike Iran-SHBA dhe shqetësimet për prodhimin në Venezuelë dhe Iran, mund të çojnë naftën Brent në 84 dollarë për fuçi këtë vit

Ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, vuri në dukje se vëllimi 12-mujor i eksportit arriti një kulm të ri prej 165,1 miliardë dollarë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot se “gjatë 28 ditëve të muajit shtator, Shqipëria është vizituar nga 610 mijë turistë, pra 34% më shumë se shtatori i 2017”.

Qeveria Shqiptare ka miratuar në parim disa marrëveshje me Gjermaninë për linjën unazore të përcjellësit të energjisë elektrike në jug të vendit.