
Rreth 4 javë pasi Athina zyrtare ka dëbuar dy diplomatë rusë dhe ka ndaluar hyrjen në Greqi për dy të tjerë, me akuzën se kishin bërë përpjekje për të bllokuar marrëveshjen për emrin që Greqia nënshkroi me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në Prespë, ka ardhur edhe përgjigjja e rreptë e Moskës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se takimi i qershorit të vitit 2016, mes djalit të tij dhe një avokateje të lidhur me Kremlinin, në Kullën “Trump” në Nju Jork, është bërë për të marrë informacione për kundërshtarët politikë, mirëpo sipas tij gjithçka ka qenë “ligjore”.

Lumturia është çështje fati, por që të jesh i lumtur – këtë mund ta mësosh. Në Nju Delhi në Indi kjo është tani lëndë mësimore.

Një autobot me lëndë të ndezshme ka shpërthyer në flakë në zonën Borgo Panigale të qytetit të Bolonjës në Itali. Zjarri që pasoi mes autostradës dhe disa daljeve dytësore për automjetet ka shkaktuar deri tani të paktën dy të vdekur dhe 67 të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Futbolli është vënë prej kohësh në lupën e organeve fiskale spanjolle. Vetëm këtë vit, Agjencia e të Ardhurave në Spanjë do të arkëtojë 1.2 miliardë euro nga 42 ekipe të La Ligës dhe Segunda Divisionit e futbollistët e tyre.

Hamami me peshë 1.500 tonë i epokës Artukide filloi të zhvendoset me transportues SPMT me 256 rrota në orët e mëngjesit të sotëm në një park kulturor në qytezën Hasankeyf në provincën Batman

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar Ibrahim Rantisin pas një bastisjeje në shtëpinë e tij në qytezën Rantis në afërsi të Ramallahut

Zyrtarët policorë njoftuan se janë vrarë 14 rebelë maoistë në rajonin Sukma të shtetit Çatisgarh gjatë përleshjeve

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se pjesëtarët e forcave të sigurisë nga 30 korriku deri më 6 gusht organizuan 2.451 aksione në mbarë vendin

Xheremi Korbinit, kryetarit të laburistëve britanikë, në opozitë, iu desh të kërkonte falje për organizimin e një manifestimi në vitin 2010, ku folësi e krahasoi qeverinë e Izraelit me nazistët.