
Hapësirat e jashtme, ndërkaq, do të mund të shfrytëzohen plotësisht.

Mediat franceze raportuan se dy burra janë arrestuar pas incidentit.

Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha të martën se Shtetet e Bashkuara duket se po shkojnë drejt daljes nga pandemia duke theksuar se në shtatë ditët e fundit, mesatarja e numrit të infeksioneve të reja dhe vdekjeve si pasojë e virusit, është më e ulta që prej fillimit të pandemisë.

Suedezët mbetën të lirë gjate pandemise!

Komentet e udhëheqësit rus bëhen një ditë pasi Ministria e Ekonomisë në Rusi njoftoi se po e largon dollarin nga Fondi i Pasurisë së saj Kombëtare dhe po e zëvendëson me monedha tjera.

Gjyqtarët në Luksemburg vendosën që Gjermania ka shkelur ligjin e BE-së, sepse vlerat maksimale janë kapërcyer “në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme” në 26 qytete nga viti 2010 deri në 2016.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Migrantët që aplikojnë për azil në Danimarkë, mund të dërgohen në vendet tjera dhe do të presin nga atje rezultatet e aplikacionit, është thënë në legjislacionin e ri.

Mjetet financiare nga të ashtuquajturat “instrumentet e para-anëtarësimit” (IPA) pritet të ndihmojnë që vendet e Ballkanit Perëndimor të rrisin edhe tërheqjen e investimeve private.

Dokumentet do të jenë në formë dixhitale dhe në letër. Ato do të jenë falas, të shpërndara në gjuhën kombëtare dhe në anglisht dhe të vlefshme në të gjitha vendet e bllokut.