Ishulli i Hokadios në Japoni u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7.
Fillimisht ishte Argjentina, e pasuar nga Turqia. Tani, investitorët dhe formuluesit e politikave janë duke ndjekur me shqetësim rënien e vlerës së monedhave të një numri vendesh me ekonomi në zhvillim, shumica e të cilave kanë borxhe të mëdha në dollarë.
Deputeti i së majtës në Bundestag, Stefan Liebich, shprehet se është kundër çdo ideje për këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, por thekson se nëse dy vendet bien dakord me njëri-tjetrin, atëherë do ta pranojnë vendimin e tyre.
Presidenti Donald Trump e quajti ‘pa shtyllë kurrizore’ autorin anonim të një shkrimi të botuar nga gazeta New York Times në rubrikën e opinioneve, i cili duke pretenduar se është zyrtar i lartë i administratës, flet për një rezistencë brenda Shtëpisë së Bardhë kundër kreut të administratës.
Japonia ka zyrtarizuar vdekjen e parë të një punonjësi të impiantit bërthamor të Fukushimës, si pasojë e ekspozimit ndaj rrezatimit. Viktima, një burrë rreth të 50-ave, ndërroi jetë nga tumori në mushkëri, që iu diagnostikua në vitin 2016.
Europaarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, Manfred Weber ka shprehur interesin për të qenë president i ri i Komisionit Europian. Ndërkohë që negociatori i Brexit, Michel Barnier e ish-kryeministri finlandez, Alexander Stubb janë konkurrentët e tij.
Rreth 50 emigrantë të anijes “Diciotti” janë zhdukur. Disa janë larguar nga qendra “Rocca di Papa” përpara se të niseshin drejt dioqezave mikpritëse, ndërsa të tjerë kanë humbur gjurmët me të mbërritur në qendra të ndryshme të “Caritas”-it.
Pas raportit të OKB-së se në Mianmar është kryer gjenocid ndaj muslimanëve të Arakanit, KS-OKB ka gjithë autoritetin për të kaluar në veprim kundër Mianmarit"
"Dy avionë Su-34 bombardues multifunksional kanë gjuajtur në punëtori ku prodhohen fluturake pa pilot dhe bombat e këtyre fluturakeve të Frontit Nusra"
"Qeveria jona ka ardhur në përfundimin se dy personat e identifikuar nga policia punojnë për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU", deklaroi May