Në këtë rend të ri, i cili shpresohet të mos zgjasë gjatë, por që politikanët e të gjithë globit kujdesen të na përgatisin se mund të zgjasë edhe më shumë se gjatë, ka filluar të modelojë praktikat e sjelljeve tona të konsoliduara të së shkuarës, drejt praktikave të reja të një realiteti të ri. Realitet i cili në thelb të vetin më shumë se sa frymëmarrjen ka distancën.
Grekët e vjetër besonin se e vërteta zbulohet nëpërmes bisedimit (dialogos). Urtësia, thoshin ata, arrihet me komunikimin e ndërsjellë. Nga grekët bota mësoi dialogun, ndërsa romakët na falën aftësinë e të folurit. Të parët hynë në histori me urtësi (fryti i bisedimeve) të dytët u njohën me “të drejtën” (fuqia e retorikës).