
Këtë vit shkollor në institucionet e arsimit parauniversitar nisën mësimin 480 mijë nxënës, nga të cilët 32 mijë nxënës ulen për here parë në bankat e shkollës

Maarif ka shkolla në 29 vende të botës, ndërsa deri më tani ka hapur përfaqësi në 40 shtete, duke përfshirë dhe vendet e Ballkanit

Pas 15 vitesh, shkolla 9-vjeçare “Kosova” çeli sot dyert e saj për të mirëpritur 400 nxënës.Për të uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Kryeministri Edi Rama, bashkë me kryebashkiakun Veliaj, e ministren Nikolla ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës “Kosova” në Tiranë 17 vite pas mbylljes dhe shembjes së saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, 2018-2019.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zgjedhur bashkë me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj shkollën “Kosova” për të uruar ditën e parë të shkollës, 17 vite pas mbylljes dhe shembjes së saj.

Teksa shumë prindër kanë zgjedhur të shoqërojnë fëmijët e tyre në shkolla, deputetë e PD kanë zgjedhur rrjetet sociale për të denoncuar një sërë problematikash, sipas tyre, në disa institucione arsimore në vend.

Të hënën nis procesi mësimor, por jo të gjitha shkollat, kopshtet apo çerdhet në vend i plotësojnë kushtet higjieno-sanitare.

Nxënësit që ndjekin mësimin në shkollën “Isa Boletini” në Kodër Kamëz nuk do ta zhvillojnë mësimin me dy turne këtë vit shkollor. Shkollës ekzistuese i janë shtuar 17 klasa rë reja, çfarë i jep zgjidhje shqetësimit të nxënësve dhe prindërve të tyre.

Dita e parë e shkollës sjell gjithmonë trafik të rënduar në kryeqytet. Ndaj, për këtë arsye, Policia Rrugore ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve.