
Studentët e Ekonomikut kanë deklaruar se kauza e tyre nuk është partiake...

Për shkak të zgjatjes së protestës, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni njofton shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave të shkollimit, si dhe marrjen e masave për zëvendësimin e orëve mësimore të parealizuara.

Që prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes, studentët e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik në Universitetin e Tiranës janë “ngujuar” në auditorë dhe në shenjë përshkallëzimi të protestës së tyre kanë bërë të ditur për mediat se do të vijojnë të qëndrojnë aty deri të dielën, ditën kur pritet të zhvillohet një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të tyre.

Bojkoti i studentëve vijon edhe gjatë ditës së sotme.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë bën me dije se për shkak të kushteve atmosferike të rënduara që vijojnë të jenë prezentë në vendin tonë, për datën 10 janar 2019, disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në disa shkolla.

Takimin e parë të bashkëqeverisjes për vitin 2019, kryeministri Rama e nisi me çështjen e tarifave të studentëve, duke ironizuar universitetet, që sipas tij bëjnë sikur nuk e kanë mësuar se do të jetë Qeveria, ajo që do të paguajë gjysmën e shumës.
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, në një deklaratë për shtyp shpreh angazhimin ndaj VKM-ve të miratuara në dhjetor 2018 për studentët.

Ndryshe nga sa ndodhi një ditë më parë studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë vijuar sot protestën tek godina e fakultetit të juridikut.

Edhe pse më të paktë në numër, një grup studentësh janë grumbulluar sërish këtë të martë, për të vijuar para kryeministrisë protestën e tyre.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të klasave, palestrës dhe terreneve sportive të jashtme, ndërsa ka instaluar edhe sistemin e ngrohjes qendrore.