
Pas konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Mjekësisë, ka nisur puna për rikonstruksionin e godinës numër 5 në konviktet e Qytetit Studenti.

Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” u janë bashkuar studentëve të Tiranës e Durrësit, duke u ngujuar brenda godinës kryesore ku ndodhet Rektorati dhe administrata si dhe disa fakultete, në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë që në ditët e para të dhjetorit.

Punonjësit e shkollave fillore, ato të mesme dhe universitetet publike të Kosovës, janë hedhur në një grevë të përgjithshme, për t’i bërë trysni qeverisë që të ndryshojë ligjin e pagave, duke rritur normën e pagesës për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor publik.

Besa Shahini, zv/ministre e Arsimit dhe e dekretuar si ministre në këtë institucion, tha se 54 punonjës nga Ministria e Arsimit po asistojnë studentët nëpër fakultete për t’i shpjeguar VKM-të e qeverisë për tarifat dhe bursat.

Arben Ahmetaj, ministri i shkarkuar në detyrë i Financave ka sqaruar studentët në lidhje me tarifat e reja në fakultete. Në një dalje për mediet këtë të hënë, ai foli edhe për bursat, të cilat përfitohen nga studentët me mesatare mbi 9.

Grupi i studentëve që është ngujuar te Fakulteti Ekonomik, nuk ka ndër mend të dorëzohet. Pas një mbledhje mbrëmjen e sotme te ‘Ekonomiku’ përmes një deklarate njoftuan se protesta do të vijojë.

Nga prezantimi të premten i platformës punetembare.al, rezervuar studentëve të ekselencës që kërkojnë të punësohen në administratë, kanë aplikuar rreth 100 të diplomuar, kryesisht të shkencave shoqërore në degë si juridiku, ekonomiku dhe shkencat sociale.

Duke kënduar e kanë kaluar natën dhjetra studentë të Universitetit Politeknik. Ata thonë që braktisja e procesit mësimor do të vazhdojë deri në momentin që do të plotësohen 8 kërkesat e tyre.

Teksa dhjetëra studentë vazhdojnë ngujimin nëpër fakultetet e tyre, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ashtu sikurse kryeministri Rama, thotë se ata që protestojnë një grup dhe jo studentët.

Ministria e Mbrojtjes bën me dijë se një helikopter Cougar i Forcës Ajrore është nisur drejt Thethit e Shalës për evakuimin e 8 mësuesve të bllokuar në atë zonë.