
Në masterin Shkencor Financë në Fakultetin e Ekonomisë, Zhdanova dallon për rezultate të larta.

Financimi dhe sistemi i taksave, janë dy çështje kryesore që duhet të trajtohen për zgjidhje përmes grupeve të përbashkëta qeveri-universitete.

Pasi pritën rektorin e universitetit që të hapë derën e mjediseve të reja të Fakultetit Juridik në Shkodër, studentët hynë me forcë.

Një nga hapat që ndërmori qeveria, pas protestës së gjerë studentore 3 muaj më parë, ishte punësimi në administratën shtetërore i studentëve të ekselencës, me kontrata një vjeçare.

Që pas protestave të studentëve, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër rikonstruksionin e godinave në Qytetin Studenti. Punimet po vijojnë në godinën numër 24, e për mometin vetëm në ambientet e përbashkëta, pasi nëpër dhoma do të ndërhyhet gjatë sezonit të verës, kur dhe të jenë larguar studentët.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektin e “Bibliotekës Dixhitale”, ku studentët do të kenë akses për të studiuar. Shefi i qeverisë kritikoi rektorin e Universitetit të Tiranës që nuk ka mundur të vërë në funksion teknologjinë për të pasur akses në “Bibliotekën Digjitale”.

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sot drejtuesit e Universiteteve, duke kërkuar zbatimin e disa prej kërkesave të studentëve. Gjatë fjalës së tij, ai tha se nëse nuk merren parasysh kërkesat, atëherë qeveria mund të ndërhyjë për t’i dhënë fund autonomisë universitare.

Propozimi që gjuha shqipe duhet të përfshihet si lënde e detyrueshme në çdo Fakultet të universiteteve shqiptare e ka fillesën që në vitin 2010. Departamenti i Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë ka hedhur hapa ndër vite me propozime, të cilat nuk janë marr parasysh.

Monitorimi 3-mujor i Qëndresës Qytetare nxjerr në pah shtyrjen e realizimit të kërkesave të studentëve...

Në shkolla, nxënësit e pakicave kombëtare do t’u mundësohet arsimimi në gjuhën e tyre, përveçse në gjuhën shqipe, ku numri i nxënësve në klasë do të jetë 15.