Bujar Qamili në gjendje të rëndë nga COVID19

Këngëtari shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv...

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili është infektuar nga COVID19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dosja.al ka mësuar se Qamili është infektuar prej disa ditësh me COVID19, ndërsa gjendja e tij është përkeqësuar dhe tashmë ai është shtruar në spitalin Infektiv.

Qamili tashmë ndodhet në terapi intesive dhe po merr ndihmën mjekësore nga mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv, i njohur që prej pandemisë si COVID1.