Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, janë fitues të garës së organizuar në kuadër të festivalit të 39-të të fishekzjarreve që u mbajt në Holandë, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizator i festivalit disaditor të mbajtur në Den Haag ishte fondacioni Scheveningen, ku në mesin e shteteve pjesëmarrëse ishin Holanda, Austria, Kina, Britania e Madhe, Japonia, Belgjika, Gjermania dhe Spanja.
Me vendimin e jurisë profesionale, vendi i dytë u takoi spanjollëve, ndërsa i treti kinezëve, dhe që të gjitha përfaqësueset mahnitën publikun me performancat e tyre.
Vitin e kaluar, vendi i parë i takoi Spanjës.
Ky është njëri nga festivalet më të mëdhenj të këtij lloji në Evropë, dhe i njëjti vizitohet nga rreth njëqind mijë njerëz.