Britani e Madhe, rritja alarmante e infektimeve fut vendin në karantinë

Gjithashtu mund të dalin nga shtëpitë qytetarët që nuk mund të punojnë nga banesa, për arsye mjekësore, për të blerë ushqime dhe gjëra të domosdoshme dhe për t’u kujdesur për të tjerët.

Britania e Madhe do të futet për një muaj në karantinë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga kryeministri Boris Johnson, që u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë masat anti-covid për të parandaluar përhapjen, pasi nuk ka zgjidhje tjetër.

Por masat kanë disa përjashtime, për të cilat njerëzit mund të lënë shtëpitë e tyre. E rëndësishme është që shkollat nuk do të mbyllen. “Ne nuk mund ta lejojmë këtë virus të dëmtojë të ardhmen e fëmijëve tanë” tha Johnson.

Gjithashtu mund të dalin nga shtëpitë qytetarët që nuk mund të punojnë nga banesa, për arsye mjekësore, për të blerë ushqime dhe gjëra të domosdoshme dhe për t’u kujdesur për të tjerët, shkruan abcnews.

Tani është koha për të ndërmarrë veprime sepse nuk ka asnjë alternativë. Nga e enjtja duhet të qëndrojnë në shtëpi” iu drejtua ai qytetarëve.

Pub-et, baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen, ndërsa do të lejohen vetëm shërbimet taksi. Masat do të përfundojnë në datë 2 dhjetor.

Krishtlindjet do të jenë “ndoshta shumë të ndryshme” këtë vit, thotë Johnson. “Por është shpresa dhe besimi im që duke ndërmarrë veprime të ashpra tani, ne mund të lejojmë që familjet në të gjithë vendin të jenë së bashku” shton ai.

Shumë vende në Europë po i rikthehen karantinës dhe masave të forta shtrënguese për shkak të rritjes së numrit të infektimeve nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Austria dhe Greqia.