Britani e Madhe, çifti helmohet me gaz nervin si në rastin “Skripal”

Moska ka mohuar çdo mundësi përfshirjeje në helmimin e një çifti në Britaninë e madhe me të njëjtin gaz si në rastin e ish spiunit rus Skripal dhe vajzës së tij. Çifti aktualisht ndodhet në rrezik për jetën.

Moska ka mohuar çdo mundësi përfshirjeje në helmimin e një çifti në Britaninë e madhe me të njëjtin gaz si në rastin e ish spiunit rus Skripal dhe vajzës së tij. Çifti aktualisht ndodhet në rrezik për jetën.

Përfaqësia e Rusisë në Opac, e konsideroi idiotësi dyshimin që Moska mund të jetë e përfshirë në helmimin e një çifti në Amesbëri në Britaninë e Madhe. Qyteza ndodhet 13 kilometra larg Salisbërit, ku në mars ish spiuni rus Sergei Skripak dhe vajza e tij u helmuan me një substancë të tipit Noviçok.

Çifti ndodhet në rrezik për jetën dhe autoritete britanike konfirmuan se bëhet fjalë për të njëjtin lloj helmi. Burri dhe gruaja  të moshës 44 dhe 45 vjeç u gjetën pa ndjenja të shtunën në Amesbëri.

Katër muaj pas rastit të ish spiunit rus dhe vajzës së tij, sërish rrezikohet të ndodhë një incident i rëndë diplomatik mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe që përfshiu dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës e disa vende të tjera europiane të cilat dëbuan më shumë se 100 diplomatë rusë, raporton Abc.

Policia britanike theksoi se ende nuk ka prova për një lidhjet e drejtpërdrejtë mes dy rasteve, por ndërkohë vendet ku kanë qëndruar çifti si një kishë dhe një farmaci u mbyllën menjëherë për publikun si masë sigurie. Policia nuk ka pranuar të publikojë emrat e çiftit që ndodhet në të njëjtin spital ku u mjekuan Skripal dhe vajza e tij, por disa miq të tij thanë për mediat britanike se ata quhen Çarli Roulej dhe Daun Stërxhes.