Bregu Perëndimor – Ushtarët izraelitë ndërhyjnë me plumba luftarakë ndaj protestuesve

Në sulmin e ushtarëve izraelitë me plumba luftarakë në Bregun Perëndimor janë plagosur 20 palestinezë...

Në sulmin e ushtarëve izraelitë me plumba luftarakë në Bregun Perëndimor janë plagosur 20 palestinezë.

Ushtarët izraelitë, të cilët vajtën në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor me arsyetim për ti ruajtur kolonët hebrenj të mbledhur për meshë “tek vendi i shenjtë i Jusufit”, kanë hapur zjarr ndaj palestinezëve përreth.

Gjatë ndërhyrjes ushtarët izraelitë përdorën plumba plastikë dhe luftarakë, me çrast kanë plagosur 20 palestinezë.

Bëhet e ditur se në mesin e të plagosurve ndodhen edhe dy gazetarë.

Të plagosurit janë marrë nën kurim në spitalin e qytetit Rifadiya.

Hebrenjt besojnë se “tek vendi i shenjtë i Jusufit” në qytetin Nablus ndodhet varri i Hz. Jusufit.

Megjithatë shumica e arkeologëve njoftuan se varri që ndodhet në këtë vend është i vjetër vetëm disa shekuj dhe se ky besim nuk mund të jetë i vërtetë, ndërsa bëhet e ditur se varri i takon një myslimani të quajtur Jusuf Ed-Duveykat.

Në anën tjetër, ushtarët izraelitë gjatë ndërhyrjes ndaj protestave të organizuara në kuadër të marshimit të Kthimit të Madh para vendkalimit kufitar Beyt Hanun (Erez), në veri të Gazës, kanë plagosur një person me municion luftarak, ndërsa dhjetëra të tjerë janë ndikuar nga gazi lotsjellës./TRT