Bosnje & Hercegovinë, zonja e parë turke inaguron qendrën për personat me aftësi të kufizuara

"Lidhjet e forta na japin nevojën për të ndarë atë që kemi", tha Emine Erdogan gjatë përurimit në Sarajevë...

Zonja e parë e Turqisë të martën ndoqi hapjen në Sarajevë të institucionit të rinovuar të edukimit dhe trajnimit të veçantë për individët me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore.

Emine Erdogan, ndodhet në kryeqytetin e Bosnjes me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për një vizitë pune dy-ditore. Ajo mori pjesë në ceremoninë e rinovimit të Shkollës Speciale të Mjedenicës.

Duke ju drejtuar tubimit, Erdogan shprehu kënaqësinë të jetë në Sarajevë.

“Marrëdhëniet e forta mes nesh na japin nevojën për të ndarë atë që kemi, programi i ndarjes së përvojës në arsimin special është produkt i kësaj dëshire të fortë, besoj se do ta zgjerojmë këtë miqësi me përfitime reciproke”, tha Erdogan.

Projekti i rinovimit u krye nga Agjencia shtetërore e ndihmës për zhvillim e Turqisë, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), së bashku me Ministrinë e Arsimit të Turqisë.

Erdogan shtoi se TIKA siguroi rinovimin dhe pajisjet për klasat me 16 qendra pune në tetë shkolla të arsimit special në Bosnje dhe Herzegovinë.