Bosi i Facebook thotë se jeta e përdoruesve ka më rëndësi sesa fitimi i kompanisë

CEO i Facebook Mark Zuckerberg tha se akuzat që po shkojnë në drejtim të kompanisë nga ish punonjësja Frances Haugen janë të pavërteta dhe krijojnë një përshtypje të gabuar për rrjetin social.

Në zemër të këtyre akuzave është ideja se Facebook i jep prioritet fitimit mbi sigurinë. “Nuk është aspak e vërtetë,” shkruante Zuckerberg në një postim.

Shefi i Facebook dha i shembull ndryshimet që janë bërë në kohështrirjen e Facebook të cilat reduktonin shtrirjen e videove virale dhe siguronin më shumë përmbajtjet për miqtë dhe familjen.

Ai tha se kompania vendosi të aplikojë këtë ndryshime duke ditur se njerëzit do të shpenzonin më pak kohë në platformë por që ishte gjëja e duhur në të mirë të përdoruesve.

Zuckerberg gjithashtu tha se po bëhet një hetim në mënyrën sesi Instagram ndikon tek të rinjtë. Haugen ju bashkua Facebook në 2019-ën për të punuar në problemet me dezinformimin.

Ajo akuzoi Facebok se ka kontribuar në dezinformimin e përhapur që çuan në protestën e dhunshme të Capitolit në 6 Janar në SHBA. /PCWorld Albanian