Bisedë telefonike Erdogan-Putin, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar të mërkurën vonë një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar të mërkurën vonë një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Federatës Ruse, Vladimir Putin,raporton Top Channel.

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në këtë bisedë telefonike janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale me interes të përbashkët, përfshi këtu edhe Sirinë.