Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është betuar në Kuvend për mandatin e tij të dytë pesë vjeçar.
Në fjalimin e tij në Kuvend, Vuçiç tha se prioritet ishte paqja dhe stabiliteti, por mbi të gjitha puna e vazhdueshme.
Presidenti serb u zotua se do të mbrojë Serbinë, por dhe Kosovën e Metohinë që i cilësoi si pjesë të territorit.
“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj,” – u shpreh Vuçiç.
1 of 3Ndërsa theksoi se bota po ndryshon çdo ditë, presidenti serb solli në vëmendje se sulmi ndaj Ukrainës është një pikë kthese në marrëdhëniet ndërkombëtare.