Benjamin Pavard bëhet pjesë e Bayern Munich

I ardhur nga Stuttgarti, Pavard i bëri të qarta që në fillim objektivat me skuadrën e tij të re.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Benjamin Pavard, i cili firmosi me kampionët e Gjermanisë, një kontratë 5 vjeçare deri në 30 qershor të vitit 2024.

I ardhur nga Stuttgarti, Pavard i bëri të qarta që në fillim objektivat me skuadrën e tij të re.

“Jam i uritur për të fituar tituj, dua të fitoj kampionatin, kupat, Ligën e Kampioneve-tha Pavard-Bayerni për mua është ndër 4 klubet më të mira në botë dhe duhet të jetë në final Four të Ligës së kampioneve. Jam një person me objektiva madhorë, ashtu sikurse edhe Bayern Munich, prandaj erdha këtu. jam i sigurt se do të bëjmë gjëra të mira së bashku”, thotë Pavard.

Bayern Munich e konfirmoi akordin për blerjen e Pavard në muajin janar të këtij vendi, teksa pranoi të derdhë në arkat e Stuttgartit 35 milionë Euro, për kartonin e mbrojtësin 23 vjeçar. /Top Channel