Belgjikë, një shqiptar mes personave më të kërkuar

Një shtetas shqiptar është në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet belge. Sot, në këtë listë u shtuan tre emra të rinj, njëri prej të cilëve është shqiptar. Ata janë Safet Rustemi 34 vjeç, Alam Khorshed dhe Grzegorz Janowicz.

Safet Rustemi është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin, përcjell Klan.

Mbi Rustemin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 Shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.