Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, me të cilin diskutoi për zhvillimet e gjithanshme politike në Kosovë, rajon dhe me gjerë.
Pacolli dhe Silhavy një vëmendje të posaçme i kushtuan edhe përkushtimit dhe vullnetit të dyanshëm ndër-shtetëror për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.
Mbështetja e mëtejshme e Republikës së Çekisë drejt proceseve të integrimit në strukturat euro-atlantike; liberalizimit të vizave; integrimit dhe anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare ishin disa nga temat tjera të bashkëbisedimit, për të cilat Pacolli ka vlerësuar se përkrahja e Republikës së Çekisë është shumë e rëndësishme. /Kosovapress