Bayern i frikshëm në transfertë, Rashica i jep fitoren Werder-it

Bayern Munchen nuk zhgënjen dhe sot mori edhe fitoren e dytë, në po kaq ndeshje, duke mposhtur Stuttgartin në transfertë, me rezultatin 0-3.

Bayern Munchen nuk zhgënjen dhe sot mori edhe fitoren e dytë, në po kaq ndeshje, duke mposhtur Stuttgartin në transfertë, me rezultatin 0-3.

Leon Goretzka hapi serinë e golave për skuadrën e Niko Kovaç, ndërsa më pas ishin Lewandowski dhe Muller, ata që vulosën rezultatin final.

Më herët, Wolfsburgu regjistroi gjithashtu fitoren e dytë sezonale, pasi mposhti Bayer Leverkusenin me rezultatin 1-3 në transfertë, raporton TCh.

Verder Bremen gjeti fitoren e parë në kampionat dhe këtë falë një goli të shënuar nga Milot Rashica në minutën e dytë shtesë. Sulmuesi i Kosovës ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë 3 pikët Verderit.