Basha poston fotot nga takimi me demokratët në degën 14 në Tiranë: PD është instrumenti i vetëm i shqiptarëve për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar foto nga takimi me demokratët në degën 14 në Tiranë. Basha deklaron se PD është e demokratëve që janë bashkuar rreth vlerave dhe është instrumenti i vetëm i shqiptarëve për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë.

“Partia Demokratike është e demokratëve që janë bashkuar rreth vlerave, duke lënë pas hijet e së shkuarës dhe mbetjeve të tranzicionit, që kërkojnë ta mbajnë peng Shqipërinë. PD është instrumenti i vetëm i shqiptarëve për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë”, shprehet Basha.foto galeri