Balaj “bekon” shkodranët, Vllaznia feston ndaj Tiranës, paqe te Erzeni-Teuta

Vllaznia feston fitoren 0-1 ndaj Tiranës në Shkodër, në ndeshjen e luajtur për Superligën. Episodi që vendosi ndeshjen do vinte në minutën e 50-të, kur Balaj pengohet dhe për arbitrin penallti. Nga pika e bardhë nuk gaboi Herald Marku, ekzekutim perfekt i tij.

Ekipi i Mirel Josës qëndroi mirë në prapavijë dhe ia doli të ruante avantazhin, pavarësisht presionit të kundërshtarve. Shkodranët renditen në vendin e dytë me 34 pikë, 3 pikë më pak se bardheblutë.

Erzeni dhe Teuta barazuan 1-1. Fillimisht realizoi ekipi i Martinit me Kallakun me penallti, ndërsa Vitor Leao vendosi përfundimisht ekuilibrat në fund.