Autoritetet afgane marrin në administrim një shkollë të FETO-s

Bastisja dhe marrja e shkollës është kryer në pajtim me vendimin paraprak të gjykatës

Forcat afgane të sigurisë kanë kryer bastisje dhe kanë marrë administrimin mbi një shkollë të mesme e cila në perëndim të qytetit të këtij vendi Heart ka qenë e lidhur me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Bastisja dhe marrja e shkollës është kryer në pajtim me vendimin paraprak të gjykatës në këtë rajon afgan.

Kur erdhi policia një grup nxënësish kundërshtuan me urdhër të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO, por kjo nuk e pengoi policinë që të hyjë në kompleksin e shkollës.

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit në Heart, Geylani Farhad, për AA tha se në pajtim me marrëveshjen bilaterale me administratën në këtë shkollë fillimisht do ta marrin autoritetet afgane, e më pas do t’i dorëzohet fondacionit Maarif.

Ai tha se tashmë ka filluar procesi i dorëzimit të këtij institucioni fondacionit Maarif.

Përfaqësuesi i fondacionit Maarif në Afganistan, Mucip Uludag, deklaroi se ky fondacion në pajtim me marrëveshjen bilaterale tashmë ka marrë dy shkolla dhe dy konvikte që kanë vepruar në kuadër të rrjetit FETO në veri të Afganistanit.

“Nuk ka arsye për shqetësim meqë vëllezërve afganë do t’u ofrojmë shërbime cilësore të arsimit”, porositi Uludag.