Austri, shqiptarja 15-vjeçare në burg, interesohej për të kryer sulm helmues

E interesuar për të kryer sulm helmues, shqiptarja 15-vjeçare qëndron në burgun e Austrisë

Një vajzë 15 vjeçe nga Kosova ndodhet në paraburgim në Austri. Dyshohet se adoleshentja shqiptare ka qenë e interesuar për sulm helmues.

Sipas mediave vendase vajza ka simpatizuar terroristët e ISIS përmes internetit dhe është intersuar më pas që të kryejë një sulm helmues. Ndërkohë që shërbimet e inteligjencës austriake ranë në gjurmët e adoleshentes.

15 vjeçarja rrjedh nga një familje me jo shumë ndikim fetar dhe ishte përballuar me armiqësinë në fshatin e vogël austriak ku edhe banonte si e vetmja mbajtëse e shamisë në kokë.

Për këtë arsye ajo kishte kërkuar miq në internet dhe aty është nxitur nga terroristët e ISIS. Këto të dhëna lidhur me 15 vjeçaren i ka dhënë avokati i saj, i cili ka kërkuar lirimin.