Atentati në Durrës, njëri me plumb në nofull, tjetri në shtyllën kurrizore, prokurorët nuk marrin dot dëshmi

Në makinën e atentatit në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, ndodhej edhe Aleksandër Laho, emri me të cilin njihej së fundmi, ishte mik i prokurorit të Durrësit. Ai mbeti i plagosur me një plumb në nofull, dhe ndodhej në ndenjësen e pasme te mjetit. Për shkak se njëri nga plumbat e ka prekur në nofull, është e pamundur të flasë për hetuesit dhe mësohet se ai është duke u mbajtur në mbikëqyrje intensive nga bluzat e bardha.

Kurse Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, është në gjendje kritike për jetën. Për këtë arsye edhe hetuesit nuk kanë mundur të marrin asnjë dëshmi prej tij. Mësohet se Malokun, një nga plumbat e ka prekur në shtyllën kurrizore dhe shpatull dhe sipas mjekëve nëse do arrijë t’i mbijetojë kësaj gjendje kritike mund të mbetet i paralizuar.

Ndërkohë që burime nga spitali i traumës shpjegojnë se plumbat i kanë prekur edhe mushkëritë. Prokurori i plagosur mbrëmjen e kaluar, që ka marrë dy plumba në trup dhe është jashtë rrezikut për jetën. /A2News