“Atë që deshi ta bëjë në Turqi, FETO do ta bëjë edhe në Maqedoninë e Veriut”

Altınok, i cili gjendet në Shkup për të marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit "The Network", që demaskon fytyrën e vërtetë të FETO-s, tha se zgjatimet e kësaj organizate terroriste ende vazhdojnë aktivitetet e tyre në vendet e Ballkanit

Deputeti i Partisë AK për qytetin Erzurum, Selami Altınok, në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin Maqedonisë e Veriut, Shkup, vizitoi redaksine e Anadolu Agency (AA) në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Altınok, i cili gjendet në Shkup për të marrë pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar “Rrjeti” (The Network), film i gazetarit të njohur anglez Andrew Wilson i cili e demaskon fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste FETO dhe është përgatitur nga TRT World, që mbahet nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Shkup në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), zhvilloi një bisedë me AA.

Ai tha se procesi i 17-25 dhjetorit në Turqi dhe tentativa e pabesë për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 duhet shpjeguar shumë mirë vendeve të Ballkanit, me të cilin Turqia ka një histori të lashtë.

Altınok theksoi se zgjatimet e FETO-s ende vazhdojnë aktivitetet e tyre në vendet e Ballkanit, duke theksuar se këto persona janë duke mashtruar dhe munduar të realizojnë dëshirat e tyre duke keqpërdorur ndjenjat e mira të njerëzve.

Deputeti turk potencoi se të dyja vendet kanë një lidhje të lashtë. Ai tha se Turqia është ndër vendet e para që ka njohur Maqedoninë e Veriut pas shpalljes së pavarësisë.

“Unë mendoj se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të qëndrojnë në themele të forta. Do të vazhdojmë të kontribuojmë”, u shpreh ai, duke përmendur investimet e realizuara nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Institutit Yunus Emre dhe biznesmenëve.

“Republikën e Turqisë nuk ia lamë organizatës së pabesë terroriste”

Ai më tej theksoi se FETO gjatë procesit të 17-25 dhjetorit nëpërmjet bashkëpunimit gjyqësor dhe policor është munduar të realizojë grusht shteti ndaj qeverisë së zgjedhur nga vullneti i popullit, dhe nëpërmjet qeverisë ndaj shtetit, ndërsa shtoi se ai gjatë kësaj periudhe ka qenë guvernator i qytetit Aksaray, kurse pas një kohe është emëruar si Drejtor i Policisë së Stambollit.

“Ne në atë periudhë, kundër dëshirës për të marrë përsipër pushtetin me tentativën për grusht shteti kundër qeverisë dhe shtetit, me një grup atdhedashës, policë që janë të lidhur me shtetin dhe popullin e tyre, kundërshtuam dhe rezistuam”, potencoi Altınok.

Altınok tha se tentativa për grusht shteti e 15 korrikut është asgjësuar nën lidershipin e presidentit Erdoğan.

“Nuk e lamë Republikën e Turqisë në duart e kësaj organizate të pabesë terroriste, e cila luan rolin e shërbyesit, eksekutuesit dhe mashës së disave”, tha ai.

“Homologët tanë në Maqedoninë e Veriut i paralajmërojmë në lidhje me FETO-n”

Altınok gjithashtu informoi se gjatë detyrës së tij si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka vizituar të gjitha vendet e Ballkanit, ku zyrtarëve u kanë shpejguar rreth asaj se FETO nuk ka ambicie vetëm mbi Turqinë, por edhe mbi vende të tjera.

“Krerët e FETO-s, kur do të ndjejnë se në Maqedoninë e Veriut kanë numër të mjaftueshëm të njerëzve dhe janë forcuar në masë të mjaftueshme, atë që deshën ta bëjnë në Turqi, do ta bëjnë edhe në Maqedoninë e Veriut. Ne këtë e shohim, kësaj i besojmë dhe homologët tanë i paralajmërojmë. U sugjerojmë që për të mos u penduar pas 15-20 vitesh, për të mos ia dorëzuar shtetin anëtarëve të FETO-s, duhet të jenë të zgjuar”, theksoi Altınok.