Asnjë viktimë nga COVID-19, Shqipëria regjistron 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 12 raste të reja ka pasur në po kaq orë, prej të cilave 6 në Tiranë, 2 në Durrës dhe nga 1 në Shkodër, Kavajë, Mirditë e Kuçovë.

Lajmi i mirë është se 19 qytetarë e kanë fituar betejën sot, ndërsa në spitale vijojnë të marrin trajtim 21 pacientë, 6 prej të cilëve në terapi intensive.

Shqipëria në këtë muaj ka regjistruar shifra të ulëta nga COVID-19 ashtu si vendet e rajonit.

foto galeri PreviousNext
NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,916

Testime totale 754,759
Raste pozitive 132,449
Raste të shëruara 129,826
Raste Aktive 170
Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 51
Tiranë 44
Berat 22
Elbasan 14
Lezhë 12
Durrës 7
Korçë 6
Gjirokastër 5
Dibër 3
Fier 2
Vlorë 2
Kukës 1