“Asgjë nuk e ndal revolucionin”- Berisha: Protesta e 3 marsit është kundër Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti këtë të hënë një deklaratë për mediat, ku i bëri thirrje qytetarëve që të marin pjesë në protestën e thirrur nga opozita më 3 mars. Berisha tha se protesta e 3 marsit është kundër qeverisë së kryeministrit Rama deh se asgjë nuk e ndal revolucionin e nisur drejt…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti këtë të hënë një deklaratë për mediat, ku i bëri thirrje qytetarëve që të marin pjesë në protestën e thirrur nga opozita më 3 mars.
Berisha tha se protesta e 3 marsit është kundër qeverisë së kryeministrit Rama deh se asgjë nuk e ndal revolucionin e nisur drejt fitores.
“Protesta e 3 marsit është anti-Rama. Është kundër të vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që u bën shqiptarëve, kundër thikës që futi në marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën.
Protesta është: T’i dalim zot Shqipërisë.
Është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.
Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës. Përpjekje unike në histori.
Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e plotë”, tha Berisha.