Arrestohen “shëtitësit” adoleshentë, që grabitën 40-vjeçaren në Fier

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin “Shëtitësit”, duke vënë në pranga dy adoleshentë, autorë të një grabitjeje në qytetin e Fierit.

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin “Shëtitësit”, duke vënë në pranga dy adoleshentë, autorë të një grabitjeje në qytetin e Fierit,raporton Top Channel.

Ngjarja ndodhi dje në lagjen “1 maji” të Fierit dhe dy adoleshentët i rrëmbyen çantën shtetases 40-vjeçare V.Ll., bashkë me sendet që kishte në të.

Gjatë kontrollit të banesave të shtetasve të ndaluar, konkretisht R.L. 14 vje♪5 dhe K.B. 13 vjeç nga Vlora, janë gjetur edhe çanta, 659 mijë lekë të reja, pasaportat dhe karta e identitetit, si prova materiale.

Aktualisht veprimet hetimore në ngarkim të dy adoleshentëve vlonjatë i kanë kaluar Drejtorisë së Policisë në Fier, ku edhe ka nodhur ngjarja.