Departamenti amerikan i Shtetit thotë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë.
Zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel u pyet në një konferencë për media për arrestimin e Milan Radoiçiçit të martën, duke thënë se autorët e sulmit në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë.
Pyetje: Pikërisht ka pasur një arrestim nga Serbia të dikujt të përfshirë në vrasjen në Kosovë, të një oficeri të policisë së Kosovës në shtator, se ishte një nga shkaktarët e këtij tensioni. Keni ndonjë gjë më konkretisht për të thënë për këtë?
Patel: Pra, ne i kemi parë ato raporte, Shaun. Ne nuk do të shkojmë përpara hetimit. Dhe siç e kemi thënë, ne e dimë se sulmi ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë, dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë.