Ankaraja do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e turqve qipriotë në Mesedhe

Anija e dytë e shpimit turke Yavuz është dërguar kohët e fundit për eksplorimin e naftës në Mesdheun Lindor...

Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e veta të turqve qipriotë në Mesdheun Lindor për sa kohë që ato nuk përfshihen në procesin e vendimmarrjes në burimet hidrokarbure.

“Turqia mbron të drejtat e veta kontinentale në Mesdheun Lindor. Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e turqve qipriotë rreth ishullit, për aq sa grekët qipriotë nuk i përfshijnë qipriotët turq në mekanizmat vendimarrës, duke përfshirë ndarjen e të ardhurave në burimet e hidrokarbureve, dhe garantojnë të drejtat e tyre,”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë të mërkurën.

Duke kujtuar aktivitetet e anijes shpuese turke Fatih, e cila “ka filluar aktivitetet e saj në majin e kaluar, në perëndim të ishullit të Qipros, ku Qeveria jonë ka dhënë licenca për Turkish Petroleum në vitin 2009 dhe 2012 brenda hapsirës sonë kontinentale në Mesdheun Lindor njoftoi Kombet e Bashkuara”, ministria tha se anija e dytë e shpimit Yavuz është vendosur në jug të gadishullit të Karpas.

Ministria e Jashtme deklaron se Yavuz “do të operojë në emër të turqve qipriotë brenda zonave të licensimit të dhënë nga Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) për Turkish Petroleum në vitin 2011.”

Që nga kjo pranverë, Ankaraja ka dërguar dy anije shpimit – Fatih dhe së fundi Yavuz – në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtën e Turqisë dhe TRNC për burimet e rajonit.

Anija shpuese Fatih nisi operacionet e shpimit në det të hapur këtë maj në një zonë 75 kilometra (42 milje detare) në brigjet perëndimore të ishullit të Qipros.

Athina dhe Qiproja greke e kanë kundërshtuar masën, duke kërcënuar arrestimin e ekipeve të anijeve dhe duke i bërë udhëheqësit e Bashkimit Evropian të bashkohen me kritikat e tyre.

Turqia ka kundërshtuar vazhdimisht shpimet e njëanshme të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke pohuar se TRNC gjithashtu ka të drejta për burimet në këtë zonë.

“Në këtë kontekst, ne mbështesim plotësisht deklaratat e fundit të Autoriteteve Turke Qipriote, të cilët i kanë dhënë licenca Turkish Petroleum në vitin 2001, të cilat në fakt përbëjnë bazën ligjore dhe legjitime të operacioneve të anijes tonë të shpimit Yavuz”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Ne e shohim mjaft të çuditshëm deklaratën e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në një intervistë në lidhje me aktivitetet jashtë detit të Turqisë në Mesdheun Lindor të cilat po kryhen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, theksohet në deklaratë.

“Në të vërtetë, titulli “fëmija i prishur i Evropës” i përket Greqisë dhe ngatërrestarë i Evropës është administrata greke qipriote, e cila u bë anëtare e BE-së kundër të drejtës ndërkombëtare dhe kështu destabilizoi Mesdheun Lindor së bashku me Greqinë për vite me radhë” shtoi ajo.

Ministria tha se duke qenë një anëtar i BE dhe duke pretenduar se përfaqëson tërë ishullin nuk i jep administratës greke qipriote të drejtën për të uzurpuar të drejtat legjitime dhe interesat e turqve qipriotë.

Duke hedhur poshtë deklaratat e Ministrisë së Jashtme greke dhe zyrtarët e BE duke deklaruar se “aktivitetet e sipërpërmendura të Turqisë si të paligjshme”, ministria shprehu shqetësim se deklarata nuk përmendi qipriotët turq “të drejtat e të cilëve janë uzurpuar që nga viti 1963” dhe injoruar ekzistencën e tyre në ishull.

“Bashkimi Europian është bërë një aktor i kësaj loje të paligjshme të organizuar nga partneriteti qipriot-grek kundër të drejtave të turqve qipriotë që janë bashkëpronarë të ishullit”, tha ministria dhe theksoi se BE nuk do të ishte të aftë për të marrë rolin e një ndërmjetësi të ndershëm në proceset e bisedimeve drejt zgjidhjes së çështjes së Qipros.