Anija shqiptare shpëton 110 emigrantë në Egje

Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj shpëtuan 110 emigrantë, në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjatë patrullimit në detin Egje.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kontributi i detarëve tanë në 3 vite si pjesë e misionit të NATO-s “Sea Guardian” është shumë më i madh se kaq. Anijet dhe efektivët tanë kanë kryer mijëra orë patrullime, për të shpëtuar rreth 3000 fëmijë, gra e burra”, thotë Xhaçka.