Angli, E fyenin dhe e tallnin, 16-vjeçarja shkon me eskortë në shkollë

Një adoleshente ka vendosur ti sfidojë të gjithë që e ngacmuan gjatë gjimnazit duke shkuar në mbrëmjen e maturës me 12 motora.

Një adoleshente ka vendosur ti sfidojë të gjithë që e ngacmuan gjatë gjimnazit duke shkuar në mbrëmjen e maturës me 12 motora.

Chloe Robson është torturuar që në moshën 7-vjeçe dhe priste që gjithçka të merrte fund. Ditën e festës, xhaxhai i saj, Grant Robson që drejton grupin e Bikers u fut me 126 motoçiklistë të tjerë për ti dhënë mbështetje.

“Isha shumë e emocionuar se do shkoja në mbrëmjen e maturës dhe për reagimin që do merrja. Ishte një tronditje kur të gjithë dëgjuam zhurmën e motorëve dhe u shfaqën motoristët. Nuk e prisja por më bëri të ndihesha e mbështetur dhe të kisha vetëbesim. Ata më rrethuan makinën dhe më dërguan në shkollë si eskortë. Të gjithë më pritën me duartrokitje, përfshirë mësuesit dhe familjarët e studentëve të tjerë. Ishte një moment i papërshkrueshëm”, tha ajo.