Aleksandar Vuçiç planifikon vizitë në Tiranë

Aleksandër Vuçiç do të jetë në një vizitë zyrtare në Shqipëri...

Aleksandër Vuçiç do të jetë në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në 20-21 dhjetor.

Sipas njoftimit, Vuçiç do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë, raporton Top Channel.

Kjo është hera e dytë brenda një viti që Vuçiç vjen në Tiranë, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, e organizuar nga presidenti Ilir Meta.