Aleksandar Vuçiç: Falënderoj Rusinë për mbështetjen ushtarake

Presidenti serb Vuçiç vizitoi sot aeroportin ushtarak afër Beogradit, duke thënë se ishte i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore

Serbia ka falënderuar Rusinë për dërgimin e raketave të saj të sofistikuara kundërajrore për stërvitjet e përbashkëta të mbrojtjes ajrore, që është vendosja e parë e tillë nga ana e Moskës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi sot aeroportin ushtarak afër Beogradit, duke thënë se ishte i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

“Jam mirënjohës për miqtë tanë rusë për të rritur në mënyrë drastike aftësitë tona të mbrojtjes”, tha ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet me rreze të gjata veprimi S-400 dhe sistemet me rreze të shkurtëra Pantsyr-S marrin pjesë në stërvitjen “Mbrojtja Sllave-2019” që parashikon veprim të përbashkët nga ushtarët rusë dhe serbë për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore.

S-400 do të kthehet në Rusi pas stërvitjeve gjashtë-ditore.