Albin Kurti: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajsh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se mund të arrihet një marrëveshje brenda pak muajsh me Serbinë, nëse ekziston vërtet vullneti për marrëveshje. Në një intervistë për gazetën zvicerane, Blick, Kurti u shpreh se ka shprehur vullnetin e tij, por nënvizoi se për një marrëveshje, duhen dy palë. Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron të…

kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se mund të arrihet një marrëveshje brenda pak muajsh me Serbinë, nëse ekziston vërtet vullneti për marrëveshje.

Në një intervistë për gazetën zvicerane, Blick, Kurti u shpreh se ka shprehur vullnetin e tij, por nënvizoi se për një marrëveshje, duhen dy palë.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron të nxisë konflikt me Kosovën.

Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje, edhe me mbështetjen e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë.

Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviçit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konflikt me Kosovën”, theksoi Kurti.