AKU në 9 muaj/75.4 tonë inpute bujqësore te bllokuar, rreth 3948 kontrolle ndaj subjekteve

75.4 tonë produkte bujqësore rezultojnë bllokuara, nga raporti 9 mujor i Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, duke filluar nga tetori 2017 deri më qershor të këtij viti.

75.4 tonë produkte bujqësore rezultojnë bllokuara, nga raporti 9 mujor i Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, duke filluar nga tetori 2017 deri më qershor të këtij viti.

Gjatë kësaj periudhe janë gjeneruar 1.5 herë më tepër paralajmërime, rreth 3 herë më tepër numër gjobash, rreth 4 herë më tepër vlerë gjobash dhe 50 tonë sasi produkti e bllokuar dhe asgjësuar më shumë sesa 9 mujori pararendës.

“Gjatë periudhës Tetor 2017 – Qershor 2018 janë kryer rreth 3948 inspektime dhe ndaj subjekteve të gjetura me shkelje janë marrë masa administrative: 116 paralajmërime, 80 gjoba me vlerë 6 890 000 lekë, janë bllokuar 75.4 tonë produkte kësisoj (fara dhe plehra), si dhe 23 litra e 60 fidanë, përcjell Scan.

Ndërkohë që në periudhën Janar – Shtator 2017 janë kryer 4769 kontrolle dhe ndaj subjekteve të gjetura me shkelje janë marrë masa administrative: 101 paralajmërime, 25 gjoba me vlerë 1 740 000 lekë si dhe janë bllokuar 23.5 tonë produkte kësisoj (fara dhe plehra)”.

No automatic alt text available.

Me qëllim që rezultatet e kontrolleve të mbështeten me konkluzione shkencore në bashkëpunim me rrjetin e laboratorëve në varësi të MBZHR-së, është dyfishuar edhe numri i analizave të inputeve bujqësore.

Kjo veprimtari përfshin zbatimin e një plani monitorimi të miratuar nga MBZHR-ja, të korrektuar sipas rastit me plane të veçanta, marrë shkas nga analizimi i të dhënave nga dëgjesat publike, apo problematikave të investiguara nga mediat.