Aksidenton për vdekje këmbësorin, arrestohet 48 vjeçarja

Një 48-vjeçare e identifikuar si Anila Dervishi, banuese në lagjen “Qemal Stafa”,  Elbasan është arrestuar në flagracë nga policia.

Një 48-vjeçare e identifikuar si Anila Dervishi, banuese në lagjen “Qemal Stafa”,  Elbasan është arrestuar në flagracë nga policia.

Sipas bluve, 48 vjeçarja në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Balldren, duke drejtuar mjetin tip “Opel” me targa AA230TK, ka aksidentuar për vdekje Sokrat Bodurri, 61 vjeç, banues në fshatin Balldren, Elbasan.

Po ashtu në këtë aksident është plagosur edhe R.D., 76 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa” , Elbasan,  që ishte pasagjere në mjetin tip “Opel” dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan  jashtë rrezikut për jetën.